Kurti jep detaje nga takimi në Bruksel, ‘godet’ Lajçakun e Vuçiqin – përmend edhe një letër dërguar aleatëve

Aktuale

Kurti jep detaje nga takimi në Bruksel, ‘godet’ Lajçakun e Vuçiqin – përmend edhe një letër dërguar aleatëve

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 07:16 Përditësuar në ora: 12:23 më 18.09.2023
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi

Kurti u ka dërguar letra Uashingtonit, Berlinit Parisit e Romës - kjo është arsyeja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media që po mbahet në Qeveri, ka akuzuar ndërmjetësin evropian të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë, se është “pozicionuar” kundër Kosovës.

Kurti tha se iu ka dërguar letër Gjermanisë e Francës lidhur me takimin e 14 shtatorit, teksa ka shpejguar nëse do të kërkojë ndihmë nga Amerika.

“Më 15 shtator, i kam dërguar letër sqaruese Parisit, Berlinit, Romës dhe Bashkimit Evropian. Nga Parisi dhe Berlini e kanë konfirmuar që i kanë pranuar. Këtu kemi të bëjmë me një emisar që e ka deformuar procesin, duke mos u përqendruar në zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike, por që Asociacioni e pastaj shohim.

Ky deformim është i shoqëruar edhe me një padrejtësi fondamentale. Sa herë që ka shkelje, do të duhej që referi t’i bie… Nuk ka të bëjë jo Amerika dhe Evropian. SHBA dhe BE janë bashkë në këtë proces. Nuk është synimi të synojmë një superfuqi me tjetrën. Na duhen të dyja. Por nuk na duhet një ndërmjetësim i tillë”, tha Kurti.

Kërkuan zgjedhje të reja, Kurti ironizon ‘keq’ me opozitën: Paralajmëron ‘zhdukjen’ e saj nëse ndodhë kjo gjë

Nga: A.M.

kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka foluar edhe për planet e opozitës për rrëzimin e qeverisë.

Kurti ka paralajmëruar opozitën se në rast të zgjedhjeve të parakoshme, ajo do pësojë humbje të thellë.

Po ashtu, kryeministri parashikoi edhe mundësinë e ‘zhdukjes’ së opozitës, transmeton "Bota sot".

"Kam dëgjuar që opozita herë kërkon dorëheqjen time, herë kërkon shkarkimin tim, e herë kërkon zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk i konvenojnë as qeverisë dhe as opozitës. Opozitës nuk i konvenojnë zgejdhjet sepse i humbë. E qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita! Unë jam i interesuar që ta mund në zgjedhje opozitën, por jo që ta zhduk!", u shpreh ai.

Kurti tregon një pjesë nga biseda që e bindi se Vuçiq është koordinuar me Lajçakun - ja çka i tha atij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se në takimin e 14 shkurtit në Bruksel “doli e vërteta”. Ai tregoi një pjesë të bisedës, që siç thotë ai, e ka bërë të kuptojë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ndërmjetësi i BE-së, Miroslav Lajçak ishin .

Kurti tha se ndërsa kishte kërkuar ta shihte propozimin e Serbisë për zbatimin e marrëveshjes, Lajçak kishte ndërhyrë.

“Në një moment, gjatë bisedimeve, kur unë i them ‘cili është propozimi i palës serbe’, dhe i them Vuçiqit, i them Lajçakut, Borrell i thotë po ashtu Vuçiqit ‘cili është propozimi juaj’. Dhe mandej Lajçak thotë ‘jo jo e kanë dhënë më herët këta’. Nuk kishte propozim”, tha Kurti.

Kryeministri foli për “asmietri drastike” në qasjen e BE-së në dialog, duke thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe u kërkua para gjithçaje tjetër.

“Refuzimi i të ashtuquajturi kompromis të emisarit Lajçak nuk është bërë më 14 shtator, është bërë më 19 korrik. Zv/kryeministri Besnik Bislimi e ka refuzuar atë propozim. Pra, ai ma solli mua më 14 shtator atë që e ka refuzuar Besnik Bislimi më 19 korrik. Ai është propozim i refuzuar, nuk do të duhej të vinte më. Të them të drejtën nuk erdhi. Pas takimit e kanë nxjerrur atë 19 korrikun. Dhe e ka nxjerrë nëse s’gaboj Peter Stano, zëdhënësi atje, s’e ka nxjerrë Lajçaku”, tha Kurti.

“Pala tjetër s’kishte pasë bërë propozime kurrë”, tha ai.

“Shtrohet pyetja pse ne s’e kemi marrë vesh më herët këtë gjë”, tha Kurti, duke shtuar se kishin pritur që Lajçak “është duke e gjetë një kompromis mes këtyre dy propozimeve”.

“Sa më konstruktiv dhe kreativ unë, qaq më nervozë dhe të padrejtë ata”, tha ndër tjerash Kurti, në një konferencë për media.

Kurti: Propozimin që e bëra u shpërfill në mënyrë të koordinuar nga Vuçiqi dhe Lajçaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konferencë për media është deklaruar për takimin që pati me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, të enjten në Bruksel.

Kurti, dha detaje nga takimi bilateral dhe trilateral, duke thënë se në këtë fundit është përballur me një skenar nga të cilin i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, sipas tij, e kishte dizajnuar kohë më parë.

“Unë shkova me një propozim konkret, në të cilin parashikuam një zbatim të plotë të marrëveshjes bazike”, u shpreh Kurti.

“Propozimi ynë bazohej ku çdo nen e përcaktim të marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj zbatues duhej të përfshihej në zbatimin e planit të sekuencuar”.

Kurti potencoi se propozimin që e propozoi, ishte dokumenti i parë i Kosovës në një takim të nivelit të lartë.

“Në takimin e parë bilateral që pata me përfaqësuesin Borrellin dhe ndërmjetësin Lajçak m’u kërkua që të kalojmë në një proces negocimi të statutit të përcaktuar të nenit shtatë të marrëveshjes, në lidhje me nenin 10. Ua bërë të qartë se një hap të tillë nuk mund ta ndërmerrnin”.

Sipas kreu të Qeverisë, diplomati evropian dhe Vuçiqi ishin koordinuar në mes veti.

“Në takimin trilateral, u ekspozova përballë një skenari, zotëri Lajcak, që e kishte dizajnuar kohë më parë, pasi e propozova një plan të sekuencimit të punuar nga Kosova, që është dokumenti i parë që e propozoj në një takim të nivelit të lartë”.

“Presidenti i Serbisë dhe Lajcaku reaguan me të njëjtin mendim dhe me njëjtën shpërfillje të koordinuar”.

“Në takimin e parë nuk arritëm një mirëkuptim,. Qëndrimi i zotrinjve Borrell e Lajçak, që sekuencimi duhej të bëhej në një mënyrë të tillë që të ishte e pranueshme edhe për Serbinë, që e donte  Asociacionin dhe heqjen e njohjes de facto”.

“Lajcaku dhe Vuçiqi, ishin koordinuar me një qëllim, të bëjnë të pamundurën një skenar në të cilin marrëveshja zbatohet në plotësi, dhe t’i japin jetë një skenari, ku e vetmja e marrëveshja zbatohet, ajo pjesa marrëveshje së mirë evropiane, mospërfaqësimi i njërës tjetrës në marrëdhënie ndërkombëtare mos të pranohet asnjëherë”.

Kurti nuk do ta kërkojë zëvendësimin e Lajçak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në një konferencë për media, ka folur për takimin e 14 shtatorit në Bruksel.

Ai nga gazetarët u pyet nëse do të kërkojë nga Bashkimi Evropian zëvendësimin e Lajçakut në procesin e dialogut.

Emisari evropian Lajçak atyrisht që nuk më jep mua llogari si kryeministër i Kosovës, por ai duhet t’i japë llogari Komisionit Evropian, Këshillit Evropian, parlamentit evropian dhe unë besoj se ajo çfarë kam thënë ditëve të fundit e në veçanti sot është më se e mjaftueshme për këtë llogaridhënie të tij atje”, tha ai. 

Përfundimi pa rezultat i takimit të 14 shtatorit ka ngritur pikëpyetje për të ardhmen e procesit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Madje si rezultat i kësaj, po kërkohet që Shtetet e Bashkuara të përfshihen direkt në procesin e dialogut.

Kurti jep detaje nga takimi i fundit në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje të reja për takimin e fundit në Bruksel.

Ai e ka quajtur të pavërtetë publikimin e një dokumenti të BE-së ku thuhet se Kurti e refuzoi planin e sekuencimit të zbatimit të marrëveshjes ndërkaq Vuçiq e pranoi.

Kurti vazhdoi kritikat ndaj ndërmjetësve të dialogut, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak të cilët sipas tij e ekspozuan përballë një skenar që e kishin dizajnuar më herët për ta vënë në qendër themelimin e Asociacionit në kuadër të marrëveshjes bazë dhe moszbatimin e pjesës tjetër të ujdisë.

Këtë Kurti tha se e ka refuzuar kategorikisht duke ofruar plan konkret për zbatim të sekuencuar të marrëveshjes mbi bazën e parimit të gjithëpërfshirës.

"Ofrova propozim konkret për zbatim të plotë të marrëveshjes bazike mbi parimin e gjithëpërfshirës, ku zbatohet secili nën i kësaj marrëveshje. Por mua në takim mu kërkua që të kalojmë në një proces negocimi për hartimin e statutit të Asociacionit, por unë iu bëra të qartë përfaqësuesve evropian se duhet zbatim i plotë i tërë marrëveshjes dhe jo fokus në një pikë", tha Kurti në konferencë për medie të hënën.

Kurti: Në Bruksel u gjenda përballë një skenari të koordinuar Vuçiq-Lajçak, u godit e ardhmja e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se të enjten në Bruksel “pati një poziccionim të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës” në takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Aty tha se u ekspozua “përballë një skenari” të emisarit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak.

“Ata kanë shkuar shumë larg me goditjen e të ardhmes së Kosovës”, theksoi Kurti.

Kurti tha sot në një konferencë për media se Vuçiq dhe Lajçak ishin të koordinuar.

“Në takimin trilateral, u ekspozova përballë një sklenari të cilin z. Lajçak dukej se e kishte dizejnuar kohë më parë”, tha Kurti.

Ai tregoi se e kishte prezantuar propozimin e tij për zbatimin e marrëveshjes, ndërsa tha se ndaj tij Vuçiq dhe Lajçak reaguan “me të njëjtin mendim”, duke e shpërfillur.

“Presidenti i Serbisë dhe Miroslav Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe me të njëjtën shpërfillje të koordinuar. Të dy thanë që ky plan është shumë jorealist”, tha Kurti.

Kurti tha se “ose do e zbatojmë marrëveshjen bazike në tërësi, ose s’mund t’i zbatojmë vetëm ato që i do Serbia”.

Kurti e Bislimi sot mbajnë konferencë për medie

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi sot do të mbajnë konferencë për media

Zyra e Kryeministrit nuk e ka bërë të ditur arsyen e kësaj konference e cila fillon në orën 10:30 dhe mbahet në ndërtesën e Qeverisë.

Kjo është konferenca e parë pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq të mbajtur enjten në Bruksel, takim i cili përfundoi pa ndonjë sukses

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit në Bruksel deklaroi se nuk mund të pranojë diçka si kompromis nëse Asociacioni vendoset si konsensus nga ana e BE-së.

Ai ka thënë se në takim ka qenë i vetmi që ka hedhur një propozim konkret në tavolinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat