Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në një konferencë për media, ka folur për takimin e 14 shtatorit në Bruksel.
Ai nga gazetarët u pyet nëse do të kërkojë nga Bashkimi Evropian zëvendësimin e Lajçakut në procesin e dialogut.
“Emisari evropian Lajçak atyrisht që nuk më jep mua llogari si kryeministër i Kosovës, por ai duhet t’i japë llogari Komisionit Evropian, Këshillit Evropian, parlamentit evropian dhe unë besoj se ajo çfarë kam thënë ditëve të fundit e në veçanti sot është më se e mjaftueshme për këtë llogaridhënie të tij atje”, tha aI.
Përfundimi pa rezultat i takimit të 14 shtatorit ka ngritur pikëpyetje për të ardhmen e procesit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve.
Madje si rezultat i kësaj, po kërkohet që Shtetet e Bashkuara të përfshihen direkt në procesin e dialogut.