Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka foluar edhe për planet e opozitës për rrëzimin e qeverisë.
Kurti ka paralajmëruar opozitën se në rast të zgjedhjeve të parakoshme, ajo do pësojë humbje të thellë.
Po ashtu, kryeministri parashikoi edhe mundësinë e ‘zhdukjes’ së opozitës, transmeton "Bota sot".
"Kam dëgjuar që opozita herë kërkon dorëheqjen time, herë kërkon shkarkimin tim, e herë kërkon zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk i konvenojnë as qeverisë dhe as opozitës. Opozitës nuk i konvenojnë zgejdhjet sepse i humbë. E qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita! Unë jam i interesuar që ta mund në zgjedhje opozitën, por jo që ta zhduk!", u shpreh ai.