Haxhiu: Zgjedhjet nuk po i konvenojnë kryemashtruesit Kurti, të jap dorëhqje e shkojmë në zgjedhje dhe e shohim kush po zhduket

Aktuale

Haxhiu: Zgjedhjet nuk po i konvenojnë kryemashtruesit Kurti, të jap dorëhqje e shkojmë në zgjedhje dhe e shohim kush po zhduket

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 15:42
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas deklaratës së Kurtit lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve, ku sipas tij opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket.

Haxhiu përmes një postimi në facebook ka thënë se kryeministrit nuk i konvenojnë zgjedhjet pasi që marrin fund mashtrimet e kësaj qeverie.

Postimi i plotë:

Albin Kurti ka frikë nga zgjedhjet.

Zgjedhjet nuk po i konvenojnë kryemashtruesit Albin Kurti, pasi është i vetëdijshëm se marrin fund gënjeshtrat, manipulimet, korrupsioni dhe nepotizmi në Qeverisjes së tij.

Kush ka frikë nga zgjedhjet, ka frikë nga sovrani dhe verdikti i tij e këtë e din mirë Albin Kurti, qe genjshtrat e tij kanë marr fund.

Nëse Albin Kurti ka pak dinjitet jep dorëhqje e shkojmë në zgjedhje e shohim kush po zhduket, opozita apo mashtrimet dhe hajnit e tij me Martinin Berishën, Nagipi Krasniqin, Rozeten & Ridin me rezerva shtetrore.

Albini brengoset vetëm për karrigen e tij të cilën po e shfrytezon me i mbulu korrupsioni dhe nepotizmin në Qeverisjen e tij.

Kur u ba Albini me u brengos për opozitën?!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat