Ish-zevëndëskryeministri i Serbisë në kohën e udhëheqjes së Millosheviqit, Vuk Drashkoviq, ka thënë se “Serbia me propagandën për krimet e luftës të viteve 1990, e ka rritur ndjenjën anti-evropiane në 70 për qind”.
Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu, ka shpërndarë një video në rrjetin social “X” ku Drashkoviq pohon një gjë të tillë ndërkohë që akuzon propagandën serbe
“Ish-Zëvendëskryeministri i Serbisë, Draskoviq:
‘Serbia, me propagandën për krimet e luftës të viteve 1990, e ka rritur ndjenjën anti-evropiane në 70%!’”, ka shkruar Musliu sipër videos.