Ish-presidenti Behgjet Pacolli, është deklaruar pas takimit që presidentja Osmani pati me homologun e saj të Kenisë, William Ruto.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, Pacolli është shprehur i lumtur për këtë takim, duke theksuar se për të “interesat e vendit janë gjithmonë para atyre politike”.
“Jam i lumtur që miku im, Presidenti i Kenias, William Ruto takoi sot këtu në New York, Presidenten tonë, Vjosa Osmani.
Ky është një hap tjetër drejt krijimit të besimit të Kenias me Republiken tonë. Për mua interesat e vendit janë gjithmonë para atyre politike”, shkroi Pacolli.