Rron Gjinovci ka reaguar ndaj BE-së dhe komunikatës së lëshuar nga ajo për bisedimet Kosovë-Serbi.
Ai në një postim në Facebook tregoi dallimin e gjuhës së përdorur nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës dhe Serbisë.
“Nji kritikë Kosovës, njo Serbisë, njo Kosovës, njo Serbisë... Gjuhë e kujdesshme, e balancume me numër kritikash, kuptohet me disa fjalë e fjali pak ma kundër Kosovës, se t'ligut gjithmonë i bijnë ma fort, por shumë ndryshe prej qysh kanë komuniku deri tash karshi negociatave dhe Kosovës”, shkroi ai, përcjell “Bota sot”.
Gjinovci ironizoi duke thënë se Kurti i paska ‘kfjellë’.
Postimi i plotë
BE-ja në ferk të sabahit, ora 7:45 del me komunikatë. 🤔
Nji kritikë Kosovës, njo Serbisë, njo Kosovës, njo Serbisë... Gjuhë e kujdesshme, e balancume me numër kritikash, kuptohet me disa fjalë e fjali pak ma kundër Kosovës, se t'ligut gjithmonë i bijnë ma fort, por shumë ndryshe prej qysh kanë komuniku deri tash karshi negociatave dhe Kosovës.
I paska kfjellë Albini 😀