Policia e Kosovës dhe inspektorët e MASHT-it kanë zbarkuar në çerdhen shtetërore “Gëzimi ynë”, në Fushë Kosovë, pasi u raportua se edukatoret e këtij kopshti kanë rrahur një fëmijë 3 vjeçar.
Rastin e ka publikuar Fatos Geci, ndërsa pas këtij skandali janë arrestuar edukatoret që pretendohet të jenë të përfshira në rast.
Pas publikimit të këtij rasti, ka reaguar edhe Halil Geci, gjyshi i fëmiut.
Geci thotë se nipi i tij Lisi është rrahur të premten nga edukatoret, ndërsa shton se Lisi do ta fitojë këtë betejë.
“Lisi i bukuri i gjyshit në të premtën paska hyrë në luftë me edukatoret e tih, si gjithmonë fiton më i forti. Të paskan rrahur dhe ngehur zvarë edukatoret, por Lisi e vazhdon betejën, fitorën do ua dedikosh fëmijëve dhe çerdheve të të gjithë botës, që t’mos guxon njeri të dhunon fëmij ashtu siç të dhunuan ty, Lisi im qëllimin e vetëm e ka që ti edukojë të ashtuqujtura “kaubojka edukatore”. Prandaj, Lisi i gjyshit rri i qetë se sot tërë Kosova është me ty!”, ka shkruar Halil Geci.