Analisti Milaim Nela i ka reagua deputetit të PDK-së Hisen Berishës, i cili po mban qëndrime kundër qeverisë Kurti.
Sipas tij, Berisha kishte vetëm urrejtje ndaj Kurtit “qëndrim ky që ishte shumë më i ashpër se ndaj Vuçiçit”.
“E pëlqen apo e nuk e pëlqen Albin Kurtin nuk ka pikën e rëndësisë por të sillesh ndaj Kosovës dhe interesit të saj në mënyrë kaq të papërgjegjshme është shokuese”, shkruan ai.
Postimi në Facebook:
Vazhdoj të ngelem i shokuar nga qëndrimet e politikanëve të opozitës Kosovare ndaj Albin Kurtit!
I radhës sot i ftuar tek Task Force që për mendimin tim i bëri trajtim shumë profesional kësaj çeshtjeje ishte Hisen Berisha!
Si rrallë herë nuk arrita ta kuptoj qëndrimin e Hisen Berishës ndaj çeshtjes përpos urrejtjes së dukshme të tij ndaj Albin Kurtit qëndrim ky që ishte shumë më i ashpër se ndaj Vuçiçit, ndërmjetësve të BE-se Lajçak dhe Borrel të cilet sillen as me pak as me shumë se sa emisarë të Serbisë!
E pëlqen apo e nuk e pëlqen Albin Kurtin nuk ka pikën e rëndësisë por të sillesh ndaj Kosovës dhe interesit të saj në mënyrë kaq të papërgjegjshme është shokuese!
Këtë e bën vetëm opozita kosovare!