Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë që Serbia ka njohur de fakto Kosovën me marrëveshjet që ka arritur.
Ajo tutje tha që sot Kosova ka në veri më pak sovranitet se që ka pasur ndonjëherë që nga shpallja e pavarësisë.
“Sot kemi një kryetar të ngujuar dhe mendon që kështu forcohet sovraniteti i Kosovës. Kurti ka rrezikuar sigurinë kombëtare”, tha Çitaku.
Ajo tha që Kurti nuk duhet të frikësohet nga asociacioni i marrëveshjes së vitit 2013 dhe se nuk rrezikohemi me pakicat.