Detaje nga bashkëvendësi i të dyshuarit për vrasjen në Malishevë: Jemi të shokuar e njohim për djalë të mirë dhe punëtor

Aktuale

Detaje nga bashkëvendësi i të dyshuarit për vrasjen në Malishevë: Jemi të shokuar e njohim për djalë të mirë dhe punëtor

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 15:07
Hysen Hoxha

Hysen Hoxha- kryetar i fshatit Bellanicë, nga i cili është edhe i dyshuari për vrasjen në Banjë të Malishevës, ka thënë se lajmi që bashkëvendësi i tyre është përfshirë në një rast të tillë ka qenë shokues.

Hoxha në një deklarim tha se në fshat I.Z njihet si djalë i urtë dhe punëtor.

Ai tha se dhe familjarët e tij nuk kanë pasur njohuri se ai ka pasur probleme me viktimën me të cilin kishin punuar së bashku.

Rasti i vrasjes është konfirmuar nga Policia e Kosovës, të cilët poashtu kanë bërë të ditur se një person është dorëzuar në polici.

“Rreth orës 07:15 është raportuar se në fshatin Banjë-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri”, kanë thënë nga Policia.

I dyshuar për vrasje është Isuf Zogaj i cili tashmë më të vrarin ishin kolegë pune. Ndërsa i vrari raportohet se është nga Suhareka.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat