Analisti politik Gazmir Raci, po e vlerëson qëndrimin e kreut të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës për Asociacionin.
Sipas tij, qëndirmi i Konjufcës ishte dinjitoz.
Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se nuk do të pranohet asnjë Asociacion pa njohje nga Serbia, sipas planit franko-gjerman.
Postimi i plotë:
Qëndrimi i kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca për Asociacionin ishte një qëndrim dinjitoz. Asnjë Asociacion nuk do të pranohet pa njohje nga Serbia, sipas planit franko-gjerman.
“Kosova nuk duhet të bëjë asnjë hap përpara nëse nuk është në horizont njohja nga Serbia”.