Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar një takim presidentin e Republikës Islamike të Mauritanisë, Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani.
Në takim me presidentin El Ghazouani, Presidentja Osmani e ka falënderuar për mbështetjen për Kosovën ndër vite, si dhe theksoi rëndësinë e thellimit tutje të marrëdhënieve bilaterale.
U diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit ekonomik dhe tregtar.
Si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët.