Presidentja Vjosa Osmani është takuar me ish-kongresisti dhe ish-kreu i Ligës Shqiptaro-Amerikane, Joe DioGuardi dhe aktivisten Shirley Cloyes DioGuardi.
Ajo mafje i nderoi me ata me Urdhrin e Lirisë.
Postimi në Facebook:
Ish-kongresisti dhe ish-kreu i Ligës Shqiptaro-Amerikane, Joe DioGuardi dhe aktivistja Shirley Cloyes DioGuardi ishin zëri i popullit të Kosovës në kohët e errëta, ndërsa kontributi i tyre për t’i afirmuar kërkesat tona kudo në botë, ka qenë i pakrahasueshëm.
Në shenjë falënderimi, në emër të qytetarëve të Kosovës, pata nderin t’ua ndajë atyre Urdhrin e Lirisë.
Angazhimi i pandërprerë i tyre për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës si dhe për avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, meriton mirënjohjen tonë të përhershme.