Tre burrat e nacionalitetit serb, që u arrestuan dje, dyshohen se kanë kryer krime lufte në teritorin e Vushtrrisë.
“Gjatë luftës në Kosovë të dyshuarit kanë marrë pjesë në vrasje, tortura, shkatërrim prone dhe dëbim të popullatës civile në territorin e Vushtrrisë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Ata dyshohet se kanë kryer këto krime në periudhën e viteve 1998-1999.
Pas arrestimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.