Ky është ministri i vetëm nga kabineti qeveritar në Kuvend, teksa flitet për rezervën shtetërore

Aktuale

Ky është ministri i vetëm nga kabineti qeveritar në Kuvend, teksa flitet për rezervën shtetërore

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 12:47
Kuvendi i Kosovës

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është i vetmi përfaqësues i qeverisë që po merr pjesë ne seancën e Kuvendit të Kosovës.

Derisa deputetët po flasin për themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për rezervën shtetërore, në sallë nuk ndodhet përveç kryeministri Albin Kurti, as zëvendëskryeministrat dhe ndonjë ministër tjetër.

Është seanca e dytë që po mbahet sot.

Image
Foto nga Kuvendi

Dhe, përveç mungesave të eksekutivit, kuvendi ka pasur telashe edhe në votim për shkak të mungesës së kuorumit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat