Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka deklaruar të enjten se ekziston një problem tepër serioz me ligjet që sipas tij, po i kalon Lëvizja Vetëvendosje, në Kuvendin e Kosovë.
Ajo shkroi në Facebook, se ligjet “përveç që janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe praktikat e BE-së, janë thuajse të shkruara të mos zbatohen”.
“Përveç që janë të pazbatueshme, janë në kundërshtim edhe me ligje tjera që VET po i sjellin”, shkroi ajo në Facebook.
Sipas ligjvënëses opozitare, kjo do ta shkaktojë një kaos total në drejtësi edhe ashtu të brishtë.
“Nuk mbaj mend që ndonjëherë pushteti është ndier kaq rehat me amaterizëm”, përfundoi Kica-Xhelili.