Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar ndaj deklaratës së Gabriel Escobar dhe kërkesës së tij për “ndalimin e sulmeve” ndaj Lajçakut.
Aitha se Escobar duhet ta dijë që ka gazetarë që ja kanë përcjellë deklarimet e Lajçakut gjithandej, veçanërisht në mediat serbe.
“Në vend se të kërkosh censurë që është e kundërta e demokracisë, kërko nga Lajçaku që të kamoflohet më mirë në të ardhmen se e dimë që lezetavet fort kur flet serbisht. Njëjtë si Grenelli dikur”, deklaroi Pozhari në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Escobar paska kërkuar nga Presidentja dhe Kryeministri që të ndalen sulmet- siç i paska klasifikuar ai - ndaj Lajcakut në rrjetet sociale.
Z. Escobar duhet ta dijë se në këtë vend ka gazetarë që ja kanë përcjellë deklarimet e Lajçakut gjithandej, veçanërisht në mediat serbe. Ka plot që heshtin shkaku i kësaj censure që vjen nga ambasadat. Disa kryesisht shkaku se marrin fonde nga projektet e BE-së.
Por, ka disa "budallenj" që kur është në pyetje interesi i këtij shteti, nuk ja pyesin letrat askujt. Ja çjerrim maskën secilit.
Në vend se të kërkosh censurë që është e kundërta e demokracisë, kërko nga Lajçaku që të kamoflohet më mirë në të ardhmen se e dimë që lezetavet fort kur flet serbisht. Njëjtë si Grenelli dikur.