Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku thotë se me qeverisjen Kurti gjithçka është kthyer mbrapsht.
Ajo përmend disa që, sipas saj, janë dështime të qeverisë.
“Nuk do të duhej të kishte tensione në veri, ka bërë kauza edhe me kryetarët gjoja se të zgjedhur atje, edhe me udhëzimin administrativ që e kanë nxjerr për peticionin për me i shkarku kryetarët, ka rrëmujë në shëndetësi s’ka penj, s’ka barna esenciale, skandali me librat, Martin Berishaj hajni, Nagip Krasniqi, rezervat shtetërore pra paguhet malli pa e marrë, gjithçka është mbrapsht”, thotë ajo.
Bunjaku thotë se Kurti ka kthyer Kosovën 10 vjet mbrapa.
“Në kohën kur ka ardh në pushtet mbi 50% i ka mashtru fort qytetarët këta e kam ditur saktë, që ka me kthy Kosovën 10 vjet mbrapa dhe kjo përditë po më vërtetohet që zotëri Kurti ka me kthy Kosovën 10 vite e më shumë mbrapa”, tha Bunjaku.