Gërvalla takohet me Blinken - ja çka diskutuan

Aktuale

Gërvalla takohet me Blinken - ja çka diskutuan

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 18:53
Foto nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e cila po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka takuar sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe homologen e saj kanadeze, Melanie Joly.

Gërvalla, në një shkrim në llogarinë e saj në X (ish-Twitter) tha se biseda ishte e shkurtër por substanciale. Më tej shprehu mirënjohje për SHBA-në dhe Kanadanë, siç tha dy shtete aleate dhe mike të Kosovës.

“Sërish kënaqësi të takoja kolegët e mi të vlerësuar, Melanie Joly (Kanada) dhe Antony Blinken (ShBA)”.

“Si gjithmonë, lidhja e fortë midis Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u duk në bisedën tonë të shkurtër por substanciale”.

“Mirënjohëse për besimin dhe çiltërsinë! Krenare po ashtu që ta quaj Kanadanë aleate dhe mike”, shkroi Gërvalla

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat