Arifi: Dialogu varet nga Asociacioni, fajet i ka Kurti

Aktuale

Arifi: Dialogu varet nga Asociacioni, fajet i ka Kurti

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 20:16
Avni Arifi

Avni Arifi, ish-udhëheqës i negociatave Kosovë-Serbi, ka thënë se dështimi apo suksesi i dialogut varet vetëm nga pika për Asociacionin.

Ai tha se fajin kryesor për këtë gjendje të dialogut e ka kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Kemi ardhur në një pikë që suskesi apo dështimi i dialogut varet vetëm nga themelimi i Asociacionit, këtu është faji jonë, kemi kontribuuar. Qeveria është pajtuar në Ohër për pikën pesë… ajo thotë se Asociacioni menjëherë të fillohen negociatat… E sollën një situatë që krejt suksesi i bisedimeve të varet prej një pike, për Asociacionin është faji i Albin Kurtit dhe njerëzve të tij”, tha ai.

Arifi tha se askush nuk e fajëson Kurtin për marrëveshjet e kaluara, por sipas tij, ato duhet të zbatohen sepse janë obligime që shteti i Kosovës i ka marrë.

“Marrëveshjet ndërkombëtare duhet me u implementu, kjo është marrëveshje që Kurti nuk është fajësuar, e kanë bërë të tjerët. Një marrëveshje ndërkombëtare nuk mundet një Qeveri me anulu përveç nëse pajtohet edhe pala tjetër”, tha ai.

Për akuzat e Kurtit ndaj emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, Arifi tha se “ne kemi tendencë me i besu Kurtit, nëse bie argumente që me çfarë veprime Lajçak ka punuar për Serbinë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat