Gjykata Themelore në Prishtinë me kërkesë të Prokurorisë Sepeciale, u ka caktuar masën e paraburgimit nga një muaj për tre serbët e arrestuar nën dyshimet për krime lufte në Kosovë.
Lajmin për KP e ka konfirmuar me telefon zyrtarja për Informim Publik në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Prokuroria Speciale e Kosovës dje ka njoftuar se tre serbët dyshohen për veprën penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”.
Sa i përket arrestimeve të tre serbëve të arrestuar për krime lufte në Kosovë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se po ndjekin me vëmendje rastin dhe se nëse do të jetë e nevojshme do të reagojnë publikisht. Derisa theksoi se nuk janë duke vënë në dyshim asgjë, vetëm se po komunikojnë për të pasur ‘një pasqyrë’ të pastër të rastit.