Analisti Nexhat Haziri ka reaguar ashpër ndaj Bardhyl Mahmutit, pas dëshmis së tij në procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale lidhur me komunikatën 59 të UÇK-së.
Ai reagoi ashpër ndaj Mahmutit, duke e quajtur edhe të pafytytrë.
“Sipas Bardhyl Mahmutit komunikata numër 59 e UÇK-së në të cilën thuhej rrejshëm se Gani Geci me maskë po iu prinë forcave ushtarake dhe paramilitare serbe që po vrasin e diegin shqiptarët në Drenicë, paska qenë kerkesë e kërkesë e NATO-s dhe ShBA-së. Pra, sipas tij NATO dhe SHBA paskan rrejtë për Gani Gecin”, shkroi ndër të tjera Nexhati.
Postimi i plotë
SHIH TI...
Sipas Bardhyl Mahmutit komunikata numër 59 e UÇK-së në të cilën thuhej rrejshëm se Gani Geci me maskë po iu prinë forcave ushtarake dhe paramilitare serbe që po vrasin e diegin shqiptarët në Drenicë, paska qenë kerkesë e kërkesë e NATO-s dhe ShBA-së. Pra, sipas tij NATO dhe SHBA paskan rrejtë për Gani Gecin.
Këtij më së paku që mundet t’i thuhet është: I PAFYTYRË