Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i është bashkuar si 19-vjeçar.
Ai tha se gjatë 25 viteve si ushtarak është shkolluar zhvilluar gradualisht deri në pozitën e të parit të ushtrisë.
“Zhvillimi im ka filluar nga zero mund të themi në kohën e kyçjes sime në UÇK si 19-vjeqar dhe jam zhvilluar si ushtarak gjatë këtyre 25 viteve duke përfunduar ehe shkollime të ndryshme dhe duke qenë pjesë e shumë operacioneve dhe trajnimeve të ndryshme që janë zhvilluar në FSK.
Gjithashtu kam qenë në pozicione të ndryshme që më kanë mundësuar zhvillim që rrjedhimisht më ka dërguar në pozitën e një lideri strategjik kur përfshihet edhe ministri i Mbrojtjes në këtë rast”, deklaroi Maqedonci.