Komuna e Prishtinës, ditë më parë njoftoi se do të subvencionojë disa familje me nga 70 euro për regjistrim të fëmijëve në institucione parashkollore private.
Përparim Rama, kryetar i Kryeqytetit, njoftoi se për 125 familje që do të mund të përfitojnë nga ky fond prej 100 mijë eurove, deri më tani kanë aplikuar gjithsejtë 325 familje .
Ai tha se janë ndarë 100.000 euro, “që i bie 125 fëmijë do të mund të regjistrohen në çerdhe falë ndihmës prej 70 euro nga Kryeqyteti”.
Në njoftim u tha se javën tjetër do të shqyrtohen aplikimet e më pas do të publikohet lista e përfituesve.
Në ditën kur u njoftua për këtë subvencinim, u tha se secila familje e Prishtinës që ka fëmijë të moshës nga 9 muaj deri në 6 vjeç dhe ka të hyrat familjare nën 500 euro, do të përfitojë 70 Euro për të regjistruar fëmijën e tyre në cilëndo çerdhe private të licencuar të Prishtinës.
“Me këtë politikë të re do të rritet përfshirja e fëmijëve në çerdhe dhe edukim të hershëm dhe pjesëmarrja e grave në tregun e punës, si dhe do të lehtësohet barra financiare për shumë familje në Prishtinë”, pati thënë Besianë Musmurati, drejtore e Arsimit në Komunën e Prishtinës.