Profesor Remzi Smajli ka thënë se plani 100 pikësh i LDK-së është bërë për dy arsye. Sipas tij, arsyeja e parë është për të ardhur në pushtet dhe e dyta për shkak zgjedhjeve të brendëshme të kësaj partie, meqë kryetari i LDK-së ka dashur të dalë me një ofertë konkrete edhe para antarësisë.
“Unë them për fillim se edhe kështu siç si plan 100 piksh është i mirëseardhur për shkak se opozita më në fund është zgjuar nga gjumi sepse pas dy vjetëve të qeverisjes Kurti kemi një reagim programor e politik dhe paraqet një ide krejtësisht tjetër nga qeverisja që po bëhet sot.
Megjithatë nga që është prezantu shihet si një program komunal sepse nuk kemi të zbërthyer politika fiskale e as programe të punësimit dhe as plan për daljen nga inflacioni”, ka thënë profesor Smajli.
Përveç kësaj sipas profesor Smajlit me vetë emërtimin e këtij plani si “Rruga e re” po shihet se LDK po dëshiron të ndryshojë edhe ideologjinë e saj qeverisëse, sepse për herë të parë ka përmendur edhe projekte që deri më sot nuk i ka përmend asnjëherë, sikur që ai për rritje të buxhetit për ushtri.