Rohde për vrasjen e policit: Autoret duhet të dalin para drejtësisë – sundimi i ligjit duhet të zbatohet

Aktuale

Rohde për vrasjen e policit: Autoret duhet të dalin para drejtësisë – sundimi i ligjit duhet të zbatohet

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 10:58
Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas vrasjes së një polici në veri, duke thënë se autorët e këtij sulmi duhet të dalin të dalin para drejtësisë.

Rohde tha se e mbështet plotësisht deklaratën e homologut të tij amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili më herët tha se ShBA-ja i dënon sulmet e orkestruara ndaj policisë.

“Sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë.

Ngushëllimet e mia të përzemërta shkojnë për familjen e policit të vdekur dhe për policët e plagosur të Policisë së Kosovës”, shkroi Rohde.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat