Ramadani: Këta janë dy përgjegjësit për ngjarjen në veri

Aktuale

Ramadani: Këta janë dy përgjegjësit për ngjarjen në veri

Nga: A.SH Më: 24 shtator 2023 Në ora: 11:06
Liderët serbë

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Burim Ramadani, ka thënë se përgjegjës për ngjarjen në veri ku u vra polici Afrim Bunjaku, janë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ai i Shërbimit Sekret të Serbisë Aleksandar Vulin.

“Sulmi i sotëm kriminal me armë të rënda nga formacione para-ushtarake serbe duhet të jetë momenti kur gjithçka vendoset nën Kushtetutshmërinë e Kosovës, në bashkërendim me praninë ndërkombëtare ushtarake të udhëhequr nga NATO”, ka shkruar ai.

Postimi në Facebook:

Dy Aleksandart janë përgjegjës për tentimet e destabilizimit në Ballkan: Aleksandar Vuçiq dhe Aleksandar Vulin.

Të dy janë promovues të politikave të Millosheviqit, në synimin për Serbinë e Madhe apo Botën Serbe.

Vulin është futur në Listë të Zezë, njëjtë pres të të ndodh edhe me Vuçiqin.

Ndërkohë, Kosova duhet të rikthehet në planifikim dhe mendim strategjik!

Pas shumë muajve të gjendjes së tensionuar në komunat në veri të Kosovës, lidershipi i Kosovës duhet të qartësojë hapat strategjik në vazhdim me vendime shtetërore.

Sulmi i sotëm kriminal me armë të rënda nga formacione para-ushtarake serbe duhet të jetë momenti kur gjithçka vendoset nën Kushtetutshmërinë e Kosovës, në bashkërendim me praninë ndërkombëtare ushtarake të udhëhequr nga NATO.

Përkatësisht, NATO të ndihmojë Kosovën në shtrirjen e Kushtetutshmërisë dhe rendit e ligjit.

Pa opsione neutraliteti nga mekanizma ndërkombëtarë.

Nuk duhet dhe nuk mund të ketë neutralitet në situata të këtilla të qarta, ku shteti i Kosovës sfidohet nga formacione para-ushtarake serbe!

Nga sot, gjendja ndryshon përfundimisht!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat