UNMIK: Autorët e sulmit në veri të mbajnë përgjegjësi

Aktuale

UNMIK: Autorët e sulmit në veri të mbajnë përgjegjësi

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Përfaqësuesja speciale e sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka bërë thirrje që autorët e sulmit të së dielës në veri të vendit ku mbeti i vdekur një zyrtar policor dhe një tjetër është plagosur, të mbajnë përgjegjësi.

Përmes një postimi nga UNMIK-u në Twitter, thuhet se Ziadeh e ka dënuar ashpër këtë “incident tragjik”, teksa ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për policin e vrarë.

Njëherit thuhet se UNMIK-u po monitoron nga afër situatën dhe u kërkon të gjitha palëve të përmbahen.

“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet e saj të thella për humbjen e jetës së një polici të Kosovës dhe dënon pa mëdyshje këtë incident tragjik në termat më të ashpër”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat