Përfundon konferenca, kryeministri Kurti jep detaje për ngjarjet në veri – ka një paralajmërim të rëndësishëm!

Aktuale

Përfundon konferenca, kryeministri Kurti jep detaje për ngjarjet në veri – ka një paralajmërim të rëndësishëm!

Nga: BOTA SOT Më: 24 shtator 2023 Në ora: 11:39 Përditësuar në ora: 12:54 më 24.09.2023
Kryeministri, Albin Kurti dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë, Fehmi Hoti

Të armatosur deri në dhëmbë edhe me zolla – Kurti publikon pamjet e grupit kriminal serb në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar në konferencën e sotme për media, fotografi të pjesëtarëve të grupit kriminal serb që edhe tani janë duke gjuajtur në drejtim të policisë së Kosovës, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë që bëhet fjalë për një formacion që janë profesionistë ushtarak apo policor rreth manastirit.

“Këto automjete janë pa targa që nuk i posedon asnjë qytetar në Kosovë. Ju e shihni një person me armë krahu që nuk është tipike për policinë, njerëz të armatosur rëndë, me maska të armatosur deri në dhëmbë”, tha Kurti.

Ai tutje tha që ata kanë edhe një autoblindë të vendosur afër murit të manastirit.

Kurti: Kriminelët do të kapen, gjykohen e dënohen, i ftoj që të dorëzohen

Në konferencën për media, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje mbi situatën në veri ku mbeti i vrarë një polic dhe një tjetër u plagos.

“Sot është një ditë e rëndë për vendin tonë,  nga sot policisë do t’i mungojë një pjesëtar i përkushtuar, ashtu siç do t’i mungojë edhe familjes dhe mbarë shoqërisë sonë”,  tha Kurti.

Ai tutje tha që sulmet e grupeve të armatosura ndaj policisë po vazhdojnë akoma.

“Krimi i organizuar në mbështetje politike e financiare të Beogradit po sulmon vendon tonë”, tha Kurti.

Kurti tutje tha që kriminelët po të kapen, gjykohen dhe dënohen. 

“Autoblinda dhe xhipat s’janë të Kosovës”, si hyri grupi i armatosur brenda territorit, çfarë thotë Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media bashkë me zv/drejtorin e Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, kanë dhënë detaje për sulmin e sotëm ndaj Policisë së Kosovës, ku mbet i vrarë një polic i Kosovës, një u plagos e një u lëndua.

Gjatë konferencës, Kurti ka shpalosur edhe fotografi nga manastiri i Banjskës ku po qëndrojnë rreth 30 persona të armatosur, që dyshohet se kryen sulmin.

Kurti tha se Policia dhe Prokuroria do t’i hetojnë uniformat të cilat i kanë veshur personat e armatosur.

Ai tregoi edhe një fotografi të një autoblinde.

Siç shihet përveç xhipave, shihet se kanë edhe një autoblindë aty. Kjo autoblindë nuk është e Kosovës. E vërëni se ka një gjoksore që është tipike e uniformës në vendluftime”, tha ai.

“Erdhën për luftë me kamionë nga Zveçani”, Kurti tregon në detaje si ndodhi ngjarja në veri

Kryeministri Albin Kurti ka treguar se si ndodhi ngjarja në veri të vendit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe i plagosur Alban Rashiti.

Ai u pyet për armatimin nëpër kisha që është raportuar më herët. Kurti tha se s’mund ta dijë analiza të tilla tash, por tha se s’ka dyshime se është e qartë se bëhet fjalë për formacione të organizuar që është i armatosur, por formacion profesional, mbi 30 individë.

Kur i ka vërejtur policia jonë e rregullt,  në urën në Banjska. Me bateri dore ndriçimi kanë parë që dera e njërit kamion është e hapur, ndërkaq një kamion tjetër ka diçka prej dritave ndezur”.

Policia e ka ditur që bëhet fjalë për kontrabandë, për të cilën Kurti tha se policia jonë e ka luftuar sukseshëm, “sidomos në këto dy vitet e fundit”.

Kanë ardhur nga Zveçani përmes qendrës”.

Kurti tha se pas kësaj kanë qenë policët te vendi i ngjarjes ku e kanë pësuar sulmin.

“Për neve në këto momente më e rëndësishme është që ata të dorëzohen te organet. E kam të qartë që kanë ardhur të luftojnë, destabilizojnë”.

Drejtori i Policisë: Po vazhdon të ketë shkëmbim zjarri në Veri

Fehmi Hoti, drejtor i Policisë së Kosovës, ka thënë se në Veri të Kosovës po vazhdon të ketë shkëmbim zjarri.

Ai ka thënë se nuk ka informacione nëse ka të vrarë nga pala tjetër.

Deri më tani që kemi informacione zyrtare është një të vrarë dhe dy kolegë që njëri është i lënduar tjetri i plagosur. Nuk ka informacione nga pala tjetër. Momentin që po flasim ka ende shkëmbim zjarri”, ka thënë Hoti.

Ky sulm është cilësuar si terrorist, ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar edhe fotografi të këtyre grupeve. 

Kurti: Sulmet në veri janë duke vazhduar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë në konferencë për media se e diela është ditë e rëndë për Kosovën.

Vrasja e tij [zyrtarit policor] duhet të kthehet në angazhim edhe më të shtuar në luftimin e bandave, strukturave ilegale, krimit e terrorizmit, që e cenojnë sigurinë qytetarëve dhe rendin kushtetues”.

Ai ka thënë se sulmet në zonën ku është vrarë zyrtari policor, janë duke vazhduar akoma.

"Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë e policë, të cilët ndodhen nën rrethimin e forcave tona policore dhe të cilët i ftoj që të dorëzohen te organet tona të sigurisë”.

Ai ka thënë se formacioni me këta persona “profesionistë” është në dhe rrotull Manastirit në Banjskë.

Teksa i ka shfaqur disa fotografi në ekran, Kurti ka thënë se banorët lokalë serbë "nuk kanë automjete të tilla, dhe asnjë civil tjetër në Republikën e Kosovës".

Organet tona të sigurisë dhe prokuroria, me siguri, do të zhvillojnë hetime për të kuptuar më shumë për këto uniforma”.

Unë u bëj thirrje të gjithë atyre, edhe si formacion, edhe si individë që t’iu dorëzohen organeve të sigurisë, të cilat e kanë vendosur perimetrin rreth tyre në Banjskë”.

Flet kryeministri, kërkon dorëzimin e 30 personave të gjendur në Manastirë

Kryeministri Kurti ka dënuar ashpër vrasjen tragjike të policit të Kosovës.

Ai u shpreh se Kosova është vend demokratik dhe cenimi të tilla të sovranitetit, ligjit dhe kushtetushmërisë e paqes të qytetarëve janë të patolerueshme, përcjell “Bota sot”.

Andaj bëj thirrje si kryeministër I Republikës së Kosovës ndajkëtyre mbi 30 personave të dorëzohen tek organet e sigurisë.

Duke shtuar që qeveria është mjaftë vigjilente në këtë situatë.     

Kurti fillon konferencën me zv/drejtorin e Policisë

Ka filluar konferenca e paralajmëruar nga kryeministrit Kurti.

Së bashku me kryeministrin do të jetë edhe zv/drejtori i Policisë, Fehmi Hoti.

Nga kjo konferencë priten të jepin detaje shtesë lidhje me vrasjen tragjike.

Kujtojmë që në lidhje me situatën kanë reaguar edhe ndërkombëtarët.

Kurti dhe zv/drejtori i Policisë në orën 12:00 dalin në konferencë për media

Kryeministri Kurti dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë, Fehmi Hoti, do të dalin në një konferencë për media.

Konferenca do të nis në orën 12:00.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, mbajnë konferencë për media.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 12:00”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat