Veliaj dënon sulmin ndaj policisë në Kosovë: Barbari e pashoqe për Europën e vitit 2023

Aktuale

Veliaj dënon sulmin ndaj policisë në Kosovë: Barbari e pashoqe për Europën e vitit 2023

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 13:51
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dënuar sulmin ndaj forcave të policisë në Kosovë.

Në një reagim për ngjarjen në veri të Kosovës, Veliaj e cilëson këtë sulm një barbari e pashoqe për Europën e 2023.

“Sulmi i organizuar kriminal ndaj forcave te policisë së Kosovës është një barbari e pashoqe për Europën e 2023!

Unioni Bashkive dënon me force këto akte terrori si dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së heroit Afrim Bunjaku dhe shërim të shpejtë dy kolegëve të tij”, nënvizon kryebashkiaku Veliaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat