Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi pas vrasjes së policit në veri Kosovës.
Pas pronocimit të tij, ka reaguar analisti Milaim Nela, i cili ka thënë se reagimi i Ramës sot ishte sikur zëdhënës i kabinetit të Vuçiçit e jo si kryeministër i Shqipërisë.
“Kjo është e rëndë, kjo është thikë pas shpine për Kosovën”, shkruan ndër tjera analisti.
Shkrimi i plotë:
INTERESAT E KUJT PËRFAQËSON EDI RAMA!?
Edi Rama qenka prononcuar më në fund por më mirë të mos kishte folur!
E para e quan ngjarje tragjike a thua se Afrim Bunjaku vdiq në aksident automobilistik e jo nga plumbat e bandave të Vuçiçit!
Në vend që kryeministri shqiptar të dënojë veprimet e Serbisë dhe ti kërkojë bashkësisë ndërkombëtare të dënojë Serbinë dhe aktet e saj terroriste përmes bandave të infiltruara në veri të Kosovës bën deklarata sikur të ishte Lajçaku e jo kryeministri që e ka detyrim kushtetues mbrojtjen e interesave kombëtare të shqiptarëve!
Rama sot ka folur si zëdhënës i kabinetit të Vuçiçit e jo si kryeministër i Shqipërisë kur në vend që ti bëjë thirrje NATOs, BE-së, e SHBA-së të detyrojnë Serbinë të tërheqë bandat terroriste nga Kosova e ta njohë atë pa kushte ju kërkon ndërkombëtarëve të imponojnë dialogun duke e vënë theksin tek Kosova pasi ajo përmendet e para në deklaratën e tij e pas Serbia!
Rama kur kërkon konference ndërkombëtare të paqës për Kosovën dukshëm nuk e njeh pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës dhe kjo gjuhë është gjuha që përdor Serbia që nga viti 2008 e deri më sot!
Kjo është e rëndë, kjo është thikë pas shpine për Kosovën!