Deputeti nga radhët e LVV, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur që ka vizituar policin e plagosur në veri , gjatë orëve të para të mëngjesit.
Ai u shpreh se policit i shprehëm nderimin dhe respektin maksimal dhe mbi të gjitha i uruam shërim dhe kthim në vendin e punës, përcjell “Bota sot”.
Gjithashtu deputeti theksoi që ky sulm terrorist nga Serbia u urdhërua nga Vuçiqi.
Postimi i plotë
Së bashku me kolegët deputetë të Grupit Parlamentar të VV-së dhe nga Komisioni për Siguri, Komisioni për Legjislacion, vizituam oficerin policor të plagosur nga sulmi terrorist z.Alban Rashiti. Policit i shprehëm nderimin dhe respektin maksimal dhe mbi të gjitha i uruam shërim dhe kthim në vendin e punës.
Sulmi terrorist nga Serbia i urdhëruar nga Vuçiqi, duke vrarë rreshterin e policisë Afrim Bunjaku dhe duke plagosur policin Alban Rashitin, dëshmon edhe njëherë qëndrimin e drejtë të Republikës së Kosovës se fashizmit serb i instaluar në kreun e shtetit, nuk duhet t'i bëhen më lëshime në kurriz të paqes dhe stabilitetit rajonal.
Lavdi dëshmorit më të ri të Kosovës, rreshter Afrim Bunjaku!