Vuçiq i drejtohet pasdite kombit

Aktuale

Vuçiq i drejtohet pasdite kombit

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 14:23
Aleksander Vuçiq

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do t’i drejtohet kombit përmes një fjalimi.

Një konferencë e jashtëzakonshme – e planifikuar për orën 14:00 nga shefi i kësaj Zyre, Petar Petkoviq – është anuluar.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do t’i ekspozojë të gjitha gënjeshtrat dhe shakatë e Albin Kurtit, krijuesit të kaosit dhe ferrit në Kosovë e Metohi”, ka thënë Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka dënuar vrasjen e një zyrtari policor të dielën në Banjskë të Zveçanit.

Ai ka thënë se sulmi ka qenë terrorist dhe për të e ka mbajtur fajtore Serbinë./REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat