Hovenier del nga takimi me Kurtin: S’kemi për të thënë diçka më shumë se reagimet që i kemi lëshuar

Aktuale

Hovenier del nga takimi me Kurtin: S’kemi për të thënë diçka më shumë se reagimet që i kemi lëshuar

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 16:03
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier sot ka shkuar në zyre të kryeministrit, Albin Kurti për takim pas ngjarjeve të sotme në veri të vendit ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe dy të tjerë u lëndua.

Hovenier para gazetarëve tha se nuk ka diçka më shumë sesa ato që ka thënë në deklaratën e lëshuar për media pak më herët.

“S’kemi për të thënë diçka më shumë se reagimet që i kemi lëshuar”, tha shkurt Hovenier.

Ai në deklarimin e tij, para se të takohej me kryeministrin Kurti dënoi vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe kërkoi që autorët të sillen para drejtësisë. 

“Dënojnë ashpër sulmet e orkestruara, të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës. PK ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi dhe do të sillen para drejtësisë. I shpreh ngushëllimet në emër të Shteteve të Bashkuara familjes për vdekjen e rreshterit të Policisë së Kosovës të vrarë në krye të detyrës”, thuhet në reagimin e mëhershëm të tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat