Sonte në orën 19:00, para Stacionit Policor Qendër (rr. Luan Haradinaj), në Prishtinë, bëhet ndezja e qirinjve për Policin e rënë sot në krye të detyrës, Afrim Bunjaku.
Këtë njoftim e ka dhënë policia.
Në nderim të tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar do të ndezin qirinj, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar se është vrarë njëri nga sulmuesit në veri.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se grupet kriminale po vazhdojnë me sulme ndaj Policisë, ku është dashtë t’i kundërpërgjigjen atyre, ku sipas informacioneve tashmë është vrarë një sulmues.
“Njësitet policore konform situatës dhe rrezikut të shfaqur nga sulmet sporadike të grupeve kriminale, në vetëmbrojtje të tyre dhe të qytetarëve të asaj zone, janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen grupeve kriminale, ku referuar informacioneve të deritanishme, një nga sulmuesit është vrarë”, njofton Policia.