Publikohen pamjet, ja si shoqërohet në statcion policor një nga serbët e arrestuar

Aktuale

Publikohen pamjet, ja si shoqërohet në statcion policor një nga serbët e arrestuar

Nga: A.M. Më: 24 shtator 2023 Në ora: 18:39
Pamje nga arrestimi

Raportohet se, Policia e Kosovës se ka marrë nën kontroll Manastirin e Banjskës në Zveçan.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook pamje gjatë arrestimit të një sulmesi serb.

Në pamje shihet se i arrestuari me vështirësi qëndron në këmbë, derisa policët e Kosovës e shoqërojnë atë në station policer, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Zhvillimet e fundit në Zveçan!

24/09/2023 18:01

Policia e sjell në stacion njërin nga të arrestuarit e sotëm të atyre që sulmuan Policinë e Kosovës.

Krahas kësaj nga aksioni i policisë kanë mbetur të vrarë disa nga sulmuesit.

Mësohet se tani më njësitë speciale kanë marrë nën kontroll Manastirin e Banjskës.

Në këto shkëmbime zjarri ka mbetur i lënduar një polic i Kosovës.

Kujtojmë që ky grup i përbërë prej 30 personave dhe të armatosur rëndë mëngjesin e ditës së sotme kishin vrarë policin Afrim Bunjaku dhe kanë plagosur policin tjetër Alban Rashiti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat