Kurti shkon për ngushëllime te familja e policit të vrarë

Aktuale

Kurti shkon për ngushëllime te familja e policit të vrarë

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 18:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Albin Kurti ka shkuar për ngushëllime te familja e policit të vrarë Afrim Bunjaku.

Para tij, ka shkuar edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Si dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.

Familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë ka hapur dyert për ngushëllime qysh herët sot pas lajmit të kobshëm për vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat