Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit.
“Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Ndërkaq, Policia e Kosovës ka dalë me njoftimin e fundit për sulmin terrorist në Banjskë ku ka bërë të ditur se dy terroristë dhe katër të tjerë të përfshirë i kanë arrestuar.
Policia thotë se situata vazhdon të jetë e tensionuar, por se e kanë nën kontroll.