Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj e ka nisur mëngjesin e sotëm duke shpërndarë një fotografi të emblemës së Policisë së Kosovës, në nderim të policit Afrim Bunjaku.
Përmes një statusi në Facebook, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, ka nderuar policin që u vra të dielën në veri.
“Përulje dhe nderim përgjithmonë për Afrim Bunjakun!”, ka shkruar Hoxhaj derisa ka publikuar edhe një fotografi të emblemës së Policisë së Kosovës.
Kosova sot mban ditë zie në nderim të policit Afrim Bunjaku.