Sulmi në veri, reagon ambasada amerikane në Beograd

Aktuale

Sulmi në veri, reagon ambasada amerikane në Beograd

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 16:12
Christopher Hill

Ambasada amerikane në Beograd, ka reaguar pasi një zyrtar policor i Kosovës u vra në Banjskë të Zveçanit.

Kjo ambasadë e ka shpërndarë postimin e zëdhënësit Matthew Miller.

“SHBA-ja dënon fuqishëm sulmet e dhunshme të koordinuara ndaj Policisë së Kosovës që nga 24 shtatori.

I bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin lëvizjet apo retorikën që do të nxiste më tej tensionet dhe të kthehen në dialog me ndërmjetësimin e BE-së”.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat