Personat që ishin brenda Manastirit në Banjsë u përcollën për në Novi Sad nga EULEX

Aktuale

Personat që ishin brenda Manastirit në Banjsë u përcollën për në Novi Sad nga EULEX

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 17:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Një grup terrorist i armatosur gjatë së dieles sulmoi policinë e Kosovës, ku i vdekur mbeti rreshteri Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë.

Grupi i përbërë prej 30 personash u barrikaduan brenda një Manastiri në fshatin Banjskë të Zveçanit, e ku u raportua se brenda kishte edhe një numër pelegrinësh.

Sipas mediave serbe, ata u përcollën për në Novi Sad nga EULEX-i.

Nuk ka më shumë informacione lidhur me këtë rast.

Nuk bëhet e ditur se kush ishin këta persona, ishin besimtarë apo i takonin grupit terrorist.

Media do të kërkojë informacione nga EULEX lidhur me rastin

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat