Policia e Kosovës prezantoi sot (25 shtator) armatim dhe automjete, të cilat ka thënë se i ka konfiskuar dhe se i përkisnin grupit terrorist serbë që kryen sulmin terrorist në Banjskë, në Komunën e Zveçanit, në veri të vendit.
E për analistin Rron Gjinovci gjithë ai armatim ka hyrë në Kosovë me qëllim që të bëhet luftë.
Por, Gjinovci ka thënë se Kosova është gati ta përballojë situatën.
Postimi i plotë:
Krejt qaj armatim ka hi për me bo luftë. D.m.th nuk është që ka dilema mo Serbia për atë punë. Se ti vendosë me shti ton at armatim veç kur ke marrë vendim përfundimtar që pe dhezë luftën. Se kur e shtin ton at armatim ti mo s'munësh me largu mandej. Pra vendimin e ka marrë Serbia, tash varet prej perëndimit a e anulon. A na jena t'gatshëm me ja gërrditë ksaj radhe