Policia e Kosovës ka prezantuar në jug të Mitrovicës armë, automjete dhe gjësende të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit, një ditë pas sulmit terrorist ndaj saj nga persona të armatosur, që la të vrarë një polic.
Për sulmin e 24 shtatorit, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës akuzoi nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq.
As Lista Serbe dhe as Serbia nuk kanë komentuar për këto akuza të zyrtarëve të Kosovës.
Kujtojmë, se sot iu dha lamtumira e fundit policit i cili u vra në veri të Mitrovicës nga terroristët serbë.