Kuvendi i Kosovës ka nënshkruar kontratë në vlerë gati 100 mijë euro për blerje të biletave.
Bazuar në njoftimin për nënshkrim të kontratës të publikuar në e-Prokurim, për këtë qëllim janë ndarë saktësisht 97 mijë e 502 euro. Kompania që e ka fituar këtë tender është “AS Travel Club”.
“Shërbime të udhëtimit me aeroplan (bileta) për nevojat e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Relacionet nuk mund të definohen paraprakisht”, thuhet në njoftim.
Kontrata për këtë tender është nënshkruar më 21 shtator 2023.