Gjatë emisionit të Pressing ka pasur edhe përplasje në mes deputetit, Enver Dugolit dhe gazetarit, Ilir Mirena.
Në një moment, Dugolli tha se “tash Mirena doli në temën e tij”.
“Cila është tema e Mirenës”, u pyet Dugolli.
”Tash doli në temë që i pëlqen më së shumti për me godit qeverinë, po dëshiron edhe tash me godit qeverinë”, u përgjigj Dugolli.
Më pas Dugolli tha se pushteti aktual ka ndërtuar baza në Veri që forcojnë sovranitetin.
“2021 kemi pasur vetëm pikat kufitare, ka qenë e pamundur depërtimi për shkak se nuk i ke pasur këto bazat që i kemi tani”, tha Dugolli.
Por atij ia ktheu Mirena se çfarë sovraniteti ka, kur kryetari i Leposaviqit Lulzim Hetimi “mbet në zyre”.
Më pas Mirena tha se përkundër profesionalizmit të Policisë, ka KFOR’in aksioni nuk do të kishte sukses.
’Çarë sovraniteti ke shtri veri ku kryetarin e ki se 4 muaj veri. Aksioni i djeshëm nuk ish kry pa KFOR’in”, tha Mirena