Një media boshnjake, Istraga.ba shkruan se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç është një nga të plagosurit e sulmit terrorist në Kosovë.
Gazetari Idro Seferi raportoi për “Now me Erla Mëhillin” duke sqaruar se deri më tani ky është i vetmi informacion që kanë.
“Natyrisht që në shumë rrethana është përmendur Radojiçiç edhe si një nga personat e mundshëm që mund të ketë qenë pjesë e organizimit.
Dihet gjithashtu që disa herë ai është përmendur si një nga njerëzit që ka kërcënuar në veri dhe është futur dhe ilegalisht në pjesën e Kosovës veriore dhe ka pasur dhe video ku ka kërcënuar për ngjarje që do të pasojnë më vonë nga ana e tij, por nuk ka ndonjë konfirmim nëse bëhet fjalë për Milan Radojiçiç,” – u shpreh Seferi.