Natë e qetë në Banjskë

Aktuale

Natë e qetë në Banjskë

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 09:07
Pamje nga veriu

Nata e mbrëmshme në Banjskë të Zveçanit ka kaluar e qetë dhe pa ndonjë incident.

Kështu tha drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

"Natën e mbrëmshme gjithçka ka kaluar qetë dhe nuk është shënuar ndonjë incident sa i përket Bajnskës dhe ngjarjeve të fundit atje", tha ai.

Policia gjatë natës ka kontrolluar automjetet të cilat qarkullonin në zonën e manastirit, në të cilat gjendeshin kryesisht banorët e kësaj zone.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së diel është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjskë të Zveçanit ku terroristë serbë kanë sulmuar patrullën policore, për t’u strehuar më pas në Manastririn e Banjskës.

Sipas informacioneve zyrtare, tre sulmues kanë mbetur të vrarë ndërsa janë arrestuar gjashtë persona. Gjatë aksionit, Policia e Kosovës ka gjetur arsenal armësh të kalibrave të ndryshëm, eksplozivë, municione dhe logjistikë të aftë për të pajisur qindra persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat