Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka komentuar qëndrimin e ambasadorit të SHBA-ve në Serbi, Christopher Hill.
Basha i VV-së ka thënë se tash Hillit “i ka hup kodi” dhe sipas tij, Hill ka dështuar.
“Tash diçka i ka hup kodi, nuk po ju dëgjohet zani as për Serbinë!” – ka shkruar në Facebook.
Reagimi i tij:
Ambasadori Hill prej Beogradit nuk u ndal duke komentu për çështjen e Kosovës, sa që për një moment thojsha ju ka pas përzi e ka harru që nuk është ambasador në Kosovë!
Tash diçka i ka hup kodi, nuk po ju dëgjohet zani as për Serbinë!
Mirë është me shku me i tregu që Amerika ka qëndrim të prerë kundër terrorizmit i nderum ambasador, dhe po shihet qartë që ke dështu me bind me qenë partner i juaji, derisa ky partneri yt po sponsorizon akte terroriste!