Policia e Kosovës (PK) ka gjetur sasi të madhe armatimi, vetura, uniforma, dokumente e gjësende të ndryshme, që dyshohen se i ka përdorur grupi terorrist në sulmin ndaj Policisë.
Një prej veturave të konfiskuara është e tipit “Mercedes Benz G63 AMG me vlerë 1.2 milionë euro, veturë kjo e blinduar.
Ju sjellim fotografi të saj që u gjet në veri të vendit.
Ndërkohë, edhe Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla,ka thënë se sasia e armatimit që u zbulua nga Policia e Kosovës, janë pajisje për disa qindra sulmues të tjerë.